Hajvalia mëson emrat e rivaleve në Champions League

Futboll

Hajvalia mëson emrat e rivaleve në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2017 Në ora: 14:24
Emin Bajrami

Kampionia dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Hajvalia, njihet me rivalet në garat e Champions League në futboll. Hajvalia është në grup jashtëzakonisht të fortë. Ato janë në grupin e 8-të me BIIK-Kazygurt (Kazakistani), MTK (Hungaria), Sporting CP (Portugalia) dhe Hajvalia. Trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se vërtet është një short i vështirë. “Kam pritur short pak më të lehtë. Mirëpo nuk është ashtu si e kam pritur.  

Ekipi nga Kazakistani është ndër më cilësoret në grup. Tash do të hyjë do t’i shikoj dhe do ta analizojmë çdo kundërshtar. Pra ti shoh veç e veç pikat e forta dhe pikat e dobëta”, tha Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat