Dikur vlonte ky stadium në Kosovë me shikues, sot janë për t'i qarë!

Futboll

Dikur vlonte ky stadium në Kosovë me shikues, sot janë për t'i qarë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:47
Dikur vlonte ky stadium në Kosovë me shikues

Para pak vjetësh përkatësisht në vitin 2011-12, Lepenci i Kaçanikut shtoi shijen e elitës së futbollit, jo për nga cilësia e lojës, por për nga shikueshmëria e madhe. Pothuajse në çdo ndeshje ishin 3000-5000 shikues dhe mburrej edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Ata kishin hyrë dhe rënë menjëherë nga elita, duke e lënë të varfëruar Superligën për nga ana e shikueshmërisë, ndërsa tani nuk janë as në Ligën e parë, por garojnë në Ligën e Dytë, grupi B, ku përfunduan në vend të katërt me 61 pikë të tubuara. Siç shihet në foto, dikur vlonte stadiumi nga tifozët ‘Fikshat’, tani janë bërë për t’i vajtuar! Kështu është jeta e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat