Partizani kërkon titullin që iu hoq Skënderbeut

Futboll

Partizani kërkon titullin që iu hoq Skënderbeut

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 17:47
Pamje nga një ndeshje

Vendimi i sotëm i Komisionit të Etikës në FSHF për heqjen e titullit të kampionit të Shqipërisë skuadrës së Skënderbeut ka ngjallur shpresa tek Partizani.
Këta të fundit kërkojnë që titulli t'u njihet atyre për edicionin në fjalë, në të cilin u renditen të dytët.
Megjithatë, vendimi i sotëm nuk specifikon se kush do ta marrë titullin pasi janë organet disiplinore të FSHF-së që e përcaktojnë një gjë të tillë.
Krahas kësaj, të kuqtë kanë deklaruar se do të kërkojnë edhe shpërblimin prej 260 mijë euro që UEFA jep për ekipet kampione që nuk futen dot në fazën e grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat