Ironizon Juventusin

Futboll

Ironizon Juventusin

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:16
Cambiasso

Ish-mesfushori i zikaltërve Esteban Cambiasso ka akuzuar Juventus-in për keqinterpretimin që u bëhet skuadrave italiane, pasi ata janë “ekipi i vetëm që ka humbur finalet e Ligës së Kampionëve kundër skuadrave spanjolle”. Cambiasso fitoi Champions League në sezonin 2009-10 me Inter-in, pasi mposhtën Barcelona-n në gjysmëfinale dhe në finale Bayern Munih. Mesfushori veteran i komentoi humbjet e fundit të Juventus-it ndaj katalanasve dhe Real Madridit duke theksuar se kjo është një përshtypjen e gabuar për futbollin italian.

“Ekipet italiane duken të vogla në Ligën e Kampionëve kundër skuadrave spanjolle? Nuk është kështu, nuk është e vërtetë”, i tha ai “Marca”. “I vetmi ekip italian që ka humbur finalet kundër skuadrave spanjolle është Juventus-i.  Inter luajti një dhe e fitoi. Milan gjithashtu fitoi në disa raste”, deklaroi mesfushori argjentinas. Pas një aventure te Leicester City në Premier League, 36-vjeçari iu bashkua Olympiakos-it në Superligën greke, me të cilët ka luajtur në dy sezonet e fundit duke fituar dy herë titullin kampion në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat