Skënderbeu reagon: Akt i papreçedent

Futboll

Skënderbeu reagon: Akt i papreçedent

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 02:03
ilustrim

Ashtu sic pritej, pas vendimmarrjes së Komisionit të Etikës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për heqjen e titullit  edhe dënimin me gjobë si dhe zbritje pikësh vjen reagimi i klubit korcar. Drejtuesit e Klubit “Skënderbeu” vënë në dijeni gjithë tifozerinë “bardhekuqe” si dhe mbarë opinionin sportiv se pas këtij ndëshkimi kamë kërkuar zyrtarisht argumentimin e vendimit, si hap procedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS – TAS). Në adresën zyrtare të Skënderbeut në “facebook” shkruhet se vendimi i këtij pseudo – organi juridik është një akt i paprecedent, i denjë për katedrat e universiteteve të drejtësisë. Në këtë komunikatë theksohet se vetëm një organ i FSHF mund të trasformojë një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa patur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte, mbi të akuzuarin. Sipas drejtuesve vetëm një organ i Federatës Shqiptare të Futbollit mund të procedojë ndaj një subjekti pa i i komunikuar akuzën apo dhe provat mbi të cilat është mbështetur për subjektin akuzues. Në komunikatë shtohet gjithashtu se vetëm Komisioni i Etikës së Federatës Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë. Në vazhdim drejtuesit e klubit të futbollit “Skënderbeu” sigurojnë tifozerinë korcare se ky cënim dhe kërcënim që është bërë ditën e premte nga Komisioni i Etikës, vecanërisht me heqjen e një titulli kampion, të cilin vetë UEFA e ka konsideruar si mësë të merituar do të ankimohet në cdo gërmë të tij, pasi drejtuesit janë të sigurtë në pafajësinë e tyre të pakundërshtueshme. Në fund natyrisht ka vend për të falenderuar edhe sportdashësit si dhe komunitetin “bardhekuq”, për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar gjatë dekadës së fundit, periudhë kur ky klub është përfaqësuar denjësisht. Në pjesën përmbyllëse të kësaj komunikate shtohet gjithashtu se klubi Skënderbeu do të vazhdojë i sigurt përpara, për të rishkruar cdo vit historinë e futbollit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat