“Ronaldo apo Buffon? Ky lojtar e meriton Topin e Artë”

Futboll

“Ronaldo apo Buffon? Ky lojtar e meriton Topin e Artë”

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 07:08
Ronaldo

Gianfranco Zola beson se Gianluigi Buffon meriton ta fitojë “Topin e Artë”

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, deri në finale të Ligës së Kampionëve ishte një ndër favoritët për ta fituar “Topin e Artë”, por humbja Juventusit nga Real Madridi, ka zbehur gjasat e italianit që të sigurojë për herë të parë në karrierë këtë çmim prestigjioz.

Cristiano Ronaldo është tani favoriti kryesor për ta fituar sërish “Topin e Artë”, pas dy golave në fitoren e Real Madridit prej 4:1 ndaj Juventusit në finale të Champions League.

Me këtë rast, CR7 do të barazonte Leo Messin me numrin e këtyre trofeve prestigjioz, argjentinasi ka fituar më së shumti “Topin e Artë”, gjithsej pesë herë.

Sido që të jetë, pavarësisht dështimit në Ligën e Kampionëve, Gianfranco Zola beson se Gigi Buffon e meriton këtë çmim.

“Ai është legjendë dhe e meriton “Topin e Artë”, si kampion dhe si person”, tha Zola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat