Skënderbeu reagon pas dënimit nga Etika

Futboll

Skënderbeu reagon pas dënimit nga Etika

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 14:00
Klubi i Futbollit Skënderbeu

Klubi i Futbollit Skënderbeu reagoi pas heqjes së titullit të vitit 2016 dhe zbritjes së pikëve për sezonin e fundit nga Komisioni i Etikës. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook sqaroi se është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi procedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Klubi korçar thotë se Etika i ndëshkoi pa patur prova konkrete për trukim ndeshjesh. Ky vendim pason atë të drejtësisë sportive ndërkombëtare që përjashtoi Skënderbeun sezonin e kaluar. Por korçarët nuk rrezikojnë pjesëmarrjen në këtë sezon të Europa Ligës. Pritet të shikohet se si do të veprohet me titullin kampion, pasi Komisioni i Etikës nuk e ka këtë kompetencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat