Trajneri italian e konfirmon: Jam i gatshëm të marr Shqipërinë!

Futboll

Trajneri italian e konfirmon: Jam i gatshëm të marr Shqipërinë!

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 15:09
Bortolo Mutti

Pas dorëheqjes së Gianni De Biasit, Shqipëria është në kërkim të një trajneri të ri, ndoshta italian. Në fakt, këtë mëngjes u përfol shumë për kontakte me Filippo Inzaghi, trajneri aktual i Venedikut, por jo vetëm me të. 

Në listën për të marrë drejtimin e kombëtares është edhe Bortolo Mutti. Lajmin e ka konfirmuar dhe vet trajneri italian në një intervistë për "Calciomercato.it".

"Nëpërmjet disa ndërmjetësve më kanë pyetur nëse jam i disponueshëm për të marrë rolin e trajnerit. Unë kam dhënë përgjigjen time pozitive, pasi është diçka e kënaqshme që të jesh në listën e trajnerëve të mundshëm që mund të marrë drejtimin e kombëtares hqiptare", u shpreh strategu lombard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat