Portugalia e Meksika në gjysmëfinale

Futboll

Portugalia e Meksika në gjysmëfinale

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 20:58
Portugalia

Portugalia dhe Meksika u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave me Rusinë vendase që u eliminua që në fazën e grupeve. Në fakt organizatorët u mundën 2-1 nga Meksika pavarësisht se e nisën shumë mirë ndeshjen teksa shënuan të parët me anë të Samedovit në minutën e 25-të. Gjithsesi Meksika pati meritën që barazoi shumë shpejt pasi në të 30-tën Araujo goditi saktë me kokë, me Akinfeev që nuk u pozicionua sic duhet duke lejuar miqtë të barazojnë.

Në fillimin e pjesës së dytë Lozano shënoi dhe golin e dytë për Meksikën, që pak caste më pas pa t’i anullohej dhe goli i 1-3 për shkak të moviolës në fushë. Gjithsesi dalja me të kuq e Zhirkovit ja bëri gjithcka më të thjeshtë meksikanëve që ruajtën fitoren por duke përfunduar të dytët në grup, pasi Portugalia mposhti 4-0  Zelandën e Re. Cristiano Ronaldo shënoi i pari për Portugalinë me 11-metërsh, ndërsa Bernanrdo Silva dyfishoi rezultatin në të 37-tën.

Në pjesën e dytë, portugezët thjesht thelluan më tej rezultatin duke realizuar me anë të Andre Silvës dhe Nanit në 10 minutat e fundit dhe tashmë në gjysmëfinale do të presin ekipin që do të dalë i dyti në grupin tjetër, mes Gjermanisë dhe Kilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat