Tottenham, 17.5 milionë funta për Meyer

Futboll

Tottenham, 17.5 milionë funta për Meyer

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:53
Max Meyer

Tottenham është përgatitur të bëjë një ofertë prej 17.5 milionë funtash për mesfushorin e skuadrës gjermane Schalke Max Meyer, shkruan The Sun.

Ekipi nga Londra veriore kishte shprehur interesimin për futbollistin e Gjermanisë U-21 verën e kaluar, por refuzimi i ofertës nga ana e tij duket vetëm sa ia ka rritur vlerën.

Meyer kishte marrë kritika të shumta sezonin e kaluar nga ish-trajneri Markus Weinzierl dhe ai i ka thënë ekipit se nuk dëshiron të nënshkruajë kontratë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat