De Biasi flet rreth mundësisë për ta drejtuar Kosovën

Futboll

De Biasi flet rreth mundësisë për ta drejtuar Kosovën

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 23:03
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi e ka lënë të hapur mundësinë që të ardhmen të jetë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.

Trajneri italian u nda më herët gjatë këtij muaji me Shqipërinë, në një marrëveshje të dyanshme, mes tij dhe federatës.

De Biasi e udhëhoqi me plotë sukses kombëtaren shqiptare, ku kulmi i tij ishte arritja në grupet e EURO 2016, ku Shqipëria luajti për herë të parë në histori me shënoi një fitore.

Megjithatë, italiani është zënë në befasi kur është pyetur në lidhje me punën e trajnerit të Kosovës, mundësi të cilën e la të hapur, pasi sipas tij i njeh të gjithë që e rrethojnë futbollin kosovar.

“Mundësia për të marrë drejtimin e Kosovës? Besoj se jam trajner i lirë, deri tani nuk më ka telefonuar njeri dhe nuk mund të trokas unë dhe t’u them: ‘Po vij.’”, ka thënë fillimisht De Biasi.

“Kosova është një federatë e re, i njoh të gjithë, presidentin, zv.presidentin, Bunjakin që po bën punën që po bën, por kanë edhe një skuadër të re me talente nëpër Evropë dhe që mund të bëjnë mirë”, përfundoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat