Galatasaray ofron 2.2 milionë funta për kroatin Pasalic

Futboll

Galatasaray ofron 2.2 milionë funta për kroatin Pasalic

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 23:13
Mario Pasalic

Mesfushori i Chelsea Mario Pasalic mund të kalojë në radhët e Galatasaray pasi që “gjigantët” turq kanë ofruar 2.2 milionë funta për shërbimet e tij.

Futbollisti 22-vjeçar iu bashkua Chelsea në vitin 2014 nga radhët e Hajdukut të Splitit për një shumë prej 3 milionë funtash, por asnjëherë nuk luajti për “të kaltrit”, pasi që ai u huazua tri herë tek skuadrat tjera.

Mesfushori kroat në tri sezonet e fundit luajti në La Liga me Elche, në  Ligue 1 me Monaco dhe së fundi me AC Milan në Itali ku shënoi golin e fitores nga penalltia kundër Juventus, në Superkupën italiane më 2016.

Sipas gazetës turke Milliyet, shefi i Galatasaray Igor Tudor ka kontaktuar personalisht ish-trajnerin e Juventusit Antonio Conte për të arritur marrëveshjen e mundshme.

Roman Abramovich nuk ka plane t’i ofrojë kroatit marrëveshje të re në “Stamford Bridge” dhe besohet se është i interesuar për largimin e tij këtë verë, ndonëse kontrata i skadon më 2019.

Agjenti i Pasalic, Marko Naletilic deklaroi më herët se klienti i tij është i vullnetit të largohet nga Premier League.

Pasalic në sezonin e fundit për AC Milan shënoi pesë gola në 26 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat