Del Piero tregon nëse Ronaldo ka vend në Juventus

Futboll

Del Piero tregon nëse Ronaldo ka vend në Juventus

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:43

Alessandro Del Piero ka thënë se Juventus ka hapësirë në skuadër për Cristiano Ronaldon.

Legjenda italiane, Alessandro Del Piero është përfshirë në debatin, ku flitet për largimin e portugezit, Cristiano Ronaldo nga Real Madrid.

Ai tha se Juventus ka vend për Ronaldon, nëse ky i fundit dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.

Ditët e fundit është shkruar se portugezi nuk është i lumtur në Real dhe dëshiron që gjatë kësaj vere të largohet.

“Nëse Ronaldo nuk është i lumtur në Real Madrid dhe dëshiron të largohet, atëherë Juventus ka shumë hapësirë për të”, tha Del Piero për Marca.

Ai po ashtu foli edhe për humbjen e Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve, ku shpreson se kjo skuadër do ta fitojë sërish këtë garë.

Të fundit herë kur Juventus e kishte fituar ishte viti 1996, me Del Pieron në krye të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat