Fitore e madhe për skuadrën e Jahmir Hykës

Futboll

Fitore e madhe për skuadrën e Jahmir Hykës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:02
Jahmir Hyka

San Jose Earthquakes me shumë mund por arriti fitore të merituar me rezultat 2:1 kundër Salt Lakes, në ndeshjen e vlefshme të Ligës Amerikane (MSL). Një fitore me shumë domethënie dhe që i hap mundësi që të ngjiten sa më lartë në renditje.  

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, luajti titullar deri në minutën e 87-të, por kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij, e cila nga minuta e 71-të ishte me një futbollist me pak kur Lima u përjashtua për shkak të dy kartonëve të verdhë.  Hoesen (13') e Urena (68') shënuan për vendasit dhe Hernandez (90+4') për mysafirët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat