Kërcënuan drejtuesit e Real Madridit, arrestohen 4 persona

Futboll

Kërcënuan drejtuesit e Real Madridit, arrestohen 4 persona

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:57
Ilustrim

Policia e Madridit ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 4 tifozë ultras të kësaj skuadre, që pak ditë më parë kishin kërcënuar me jetë dy nga drejtuesit e “los blancos”. Manuel Redondo Sierra dhe Jose Luis Sanchez Garcia, që mbajnë poste drejtuese në klubin madrilen, kishin bërë denoncim pranë policisë pas kërcënimeve që kishin marrë nga drejtuesit e grupimit Ultras Sur.

Gjithçka ka të bëjë me vendet që kanë tifo-grupet në stadium dhe ndryshiemt që ato mund të pësojnë, çka ka sjellë përplasjen mes palëve. Në fakt, prej kohësh ky ndryshim që duan të bëjnë drejtuesit e “merengues” ka sjellë polemika mes tifozëve ultras dhe klubit, që së fundi ka çuar në kërcënime me jetë. Katër personat e arrestuar janë të moshës 21-39 vjeç dhe aktualisht ndodhen në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat