Real Madrid sakrifikon Balen për Mbappen?

Futboll

Real Madrid sakrifikon Balen për Mbappen?

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:24
Gareth Bale

Sipas Telefoot, Mbappe dhe përfaqësuesit e tij janë takuar me Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, pas miqësores së Francës ndaj Anglisë. Takimi është mbajtur në Paris.

Në fillim është përfolur për një takim midis sulmuesit francez dhe trajnerit të Real Zinedine Zidane, por mediat franceze e kanë mohuar tashmë këtë lajm duke e quajtur të rremë.

Real Madrid është gati të heqë dorë nga Gareth Bale për shërbimet e 18-vjeçarit. Por konkurrenca për Mbappe është e madhe, teksa PSG thuhet të ketë tejkaluar ofertat e bëra duke ofruar më tepër se 130 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat