Kili baras me Australinë, sfidohet nga Portugalia

Futboll

Kili baras me Australinë, sfidohet nga Portugalia

Nga: K.Goca Më: 25 qershor 2017 Në ora: 18:58
Pamje nga ndeshja

Australia fitoi një pikë të pa vlerë në ndeshjen e fundit të grupit B të Kupës së Konfederatave në futboll. KIli barazoi me rezultat 1:1 me Australinë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Otkrytiye Arena"  në Moskë.

Në minutën e 42-të, Troisi kaloi në epërsi australianët, por në pjesën e dytë u barazua rezultati përmes Rodriguez pikërisht në minutën e 67-të. Kili zuri vendin e dytë me 5 pikë, ka tri më shumë se Australia në pozitën e tretë. Australia eliminohet, kurse KIli me 28 qershor sfidohet nga kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat