‘Bombardon’ Bekim Balaj!

Futboll

‘Bombardon’ Bekim Balaj!

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 10:54
Bekim Balaj

I aktivizuar vetëm në fraksionin e dytë të lojës, Bekim Balaj ka shënuar tripletë në fitoren 5-1 të Akhmat Groznit.

Një dëmtim e la jashtë grumbullimit të fundit me Kombëtaren për ndeshjen miqësore dhe atë kualifikuese ndaj Izraelit.

Megjithatë, Bekim Balaj i është bashkuar skuadrës prej disa ditësh në fazën përgatitore dhe dje ka treguar se këtë sezon pritet që të rifitojë pozitat e tij në formacionin titullar.

I aktivizuar vetëm në fraksionin e dytë të lojës, Bekim Balaj ka shënuar tripletë në fitoren 5-1 të Akhmat Groznit përballë SV Vorgl në një takim miqësor në Austri, ku edhe po zhvillon përgatitjet ekipi i shqiptarëve. I pari gol ka ardhur pas një aksioni nga e majta dhe shkodrani ka ndjekur si duhet rrjedhshmërinë e tij, për të shtyrë topin drejt portës.

Goli i dytë vjen pas një harkimi nga e djathta, ku shkodrani shenjëstron portën në qendër të zonës për të shënuar golin e dytë personal dhe të 4-tin për ekipin.

I pesti gol i Aklhmatiti dhe i treti personal për sulmuesin e kombëtares vjen pas asistit të Berishës që kroson nga e djathta për Balajn që godet me kokë.

Sulmuesi kuqezi nuk ka kaluar sezonin më të mirë me Akhmat Groznin në fundin e sezonit që lamë pas, pasi nuk ka pasur hapësirën e nevojshme në fushë për të treguar vlerat dhe për të shfaqur formën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat