Halimi firmos me klubin e madh danez

Futboll

Halimi firmos me klubin e madh danez

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 17:32
Besar Halimi

Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimi, është i lumtur që do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës së mirënjohur daneze, Brondby IF. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, në një klub të madh dhe të famshëm. Prandaj, jam krenar që do të luajë me Brondbyn”, ka thënë Halimi.

Drejtori sportiv i Brondby-t, Troels Bech, ka thënë: “Besari ka potencial të jashtëzakonshëm për të na dërguar përpara. Ai ka cilësitë të forta ofensive”. Ndërkaq, Halimi nuk është penduar që la një skuadër si Mainz 05 që garon në Bunhdesliga I. Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit 2017/2018, por mund të vazhdohet edhe për vite tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat