Një tjetër italian në baniken e Kombëtares shqiptare

Futboll

Një tjetër italian në baniken e Kombëtares shqiptare

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 18:46
Masimo Morxhia

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë drejtor teknik italianin 66-vjeçar, Masimo Morxhia.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë tekniku nga Roma në një komunikim me mediat italiane. Për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra e Noçerinës, por nëse nesër arrihet akordi me FSHF-në, ai do të zgjedhë të vijë në Shqipëri.

“Më ka ardhur një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë drejtor teknik i të gjithë ekipeve përfaqësuese dhe më kanë thënë se brenda të martës do ta mbyllim marrëveshjen. U kërkova nëse do ishte e mundur që ta mbyllnim më herët, por ata janë edhe duke kërkuar trajner të ri për ekipin kombëtar dhe normalisht që kjo çështje është më e rëndësishme. Mu bë shumë qejfi nga oferta që mora, sepse në këtë moshë një pozicion i tillë në një federatë futbolli do të ishte kurorëzim i karrierës sime. Nëse nuk shkoj në Shqipëri, do të marr drejtimin e Noçerinës”, tha Morxhia për “La Citta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat