Asensio flet për Donnarumman

Futboll

Asensio flet për Donnarumman

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 19:42
Gianluigi Donnarumma

Marco Asensio nuk e di nëse Gianluigi Donnarumma është gati për Real Madridin.

Yll i Real Madridit dhe Spanjës, Marco Asensio shpreson shumë që portieri Gianluigi Donnaruma nuk do të ketë ditën e tij në ndeshjen ndaj Spanjës në Euro 2017 për U21.

Ai u pyet edhe nëse Donnarumma është gati për Real Madridin, por nuk deshi të fliste për këtë.

“Donnarumma dhe Real Madrid? Ai është portier i ri që tashmë ka treguar se ka një të ardhme të madhe përpara. Unë nuk e di e sa nuk vendos nëse ai është gati për Realin”, tha fillimisht Asensio gjatë konferencës për media.

“Unë vetëm mund të them se ai është portier i madh dhe shpresoj se nuk do të ketë ditën e tij ndaj nesh”.

Donnarumma javën e kaluar refuzoi vazhdimin e kontratës me Milanin dhe lidhet me një kalim të mundshëm në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat