Donnarumma tregon të ardhmen

Futboll

Donnarumma tregon të ardhmen

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 21:41
Portieri i Italisë U21, Gianluigi Donnarumma është i koncentruar vetëm tek ndeshja e nesërme gjysmëfinale ndaj Spanjës.

Gianluigi Donnarumma e ka konfirmuar se për të ardhmen do të vendos pas përfundimit të Kampionatit Evropian U21.

Portieri i Italisë U21, Gianluigi Donnarumma është i koncentruar vetëm tek ndeshja e nesërme gjysmëfinale ndaj Spanjës.

Por, ai e ka pranuar se për të ardhmen do të vendos pas përfundimit të këtij kampionati.

“Jam i qetë dhe po mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme ndaj Spanjës. Gjithcka do të vendoset pas evropianit”, tha Donnarumma gjatë konferencës për media.

Donnarumma ditë më parë refuzoi të vazhdonte kontratën me Milanin dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te tifozët e kësaj skuadre.

Skuadra e Interesuara për Donnarumman janë Real Madrid, Juventus dhe PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat