Zyrtare: De Boer nënshkruan me Crystal Palace

Futboll

Zyrtare: De Boer nënshkruan me Crystal Palace

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:29
Frank De Boer

Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin holandez.

Frank De Boer do të jetë trajneri i skuadrës së Crystal Palace, pas arritjes së marrëveshjes mes dy palëve, ku holandezi ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me klubin londinez.

De Boer ka qenë i papunë që nga muaji tetor ku ishte shkarkuar nga stoli i Interit, pas një aventure zhgënjyese me zikaltërit.

I lumtur me punën e tij të re, De Boer ka thënë se mezi pret të nisë aventurën me Crystal Palace.

“Jam shumë i gëzuar që një klub si Crystal Palace më ka dhënë mundësinë të bëhem trajner i tyre”, ka thënë holandezi.

“Është një nder për mua që jam pjesë e një klubi me kaq histori dhe tifozëri të njohur anembanë botës”.

“Mezi e pres ditën kur do të nisi punën me lojtarët dhe stafin me misionin tonë për t’u paraqitur sa më mirë në edicionin e ri të Premier Ligë”, ka përfunduar De Boer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat