Ndërroi jetë ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës

Futboll

Ndërroi jetë ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 11:25
Agim Maloku

Ish – futbollisti i mirënjohur i Lirisë nga Prizreni, Agim Maloku, ndryshe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje. “Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e Agim Malokut, anëtar shumëvjeçar i KE, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së njeriut që i dha shumë futbollit të Kosovës. Kontributi i Agim Malokut, ishte i madh dhe i çmueshëm.

Ishte shtyllë e fortë e pavarësimit të futbollit të Kosovës dhe nuk u ndalë kurrë deri në frymën e tij të fundit kur sëmundja e rëndë na e mori na mesi ynë, ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij dhe për brezat që vijnë do të jetë shembull i njeriut të dashur, punëtorit të vyeshëm, të palodhshëm dhe të papërkulshëm nëpër sfida .Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj”, thuhet në telegram ngushëllimin nga Fadil Vokrri, president i FFK-së. Vdekja e tij ka shokuar të gjithë sportdashës e më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat