United e dëshiron Nainggolanin

Futboll

United e dëshiron Nainggolanin

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 13:00
Radja Nainggolan

Raportohet se Manchester United e ka ngritur ofertën për Romën sa i përket Radja Nainggolanit.

Belgu mbetet objektivi kryesor i Djajve, por deri tash Giallorosët nuk kanë lëshuar pe.

Romakët janë të liruar nga obligimet prej Fair Play Financiar dhe nuk e kanë obligim ta sheshin lojtarin.

Por, vet lojtari dëshiron që të ndërrrojë ambient.

Tash United ka rritur ofertën në 40-45 milionë euro për Nainggolanin ashtu sikurse lojtarit i ka ofruar kontratë prej 7.5 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë me lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat