Roma mendon për Joveticin

Futboll

Roma mendon për Joveticin

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 13:09
Stevan Jovetic

Roma besohet se po mendon një ofertë për sulmuesin e Interit, Stevan Jovetic.

Malazezi iu bashkua skuadrës andaluziane në janar, por nuk do të qëndrojë pasi Sevilla s’do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes për 14 milionë euro.

Nerazzurët nuk duan që të lëshojnë pe për çmimin, me lojtarin që tashmë është kthyer në qendrën stërvitore.

Sky Italia shkruan se Roma ka bërë ofertë për ish-lojtarin e Manchester Cityt, teksa kërkojnë që të forcohet sulmi me këtë rast.

Monchi është i bindur se mund të joshë lojtarin drejt Olimpicos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat