Avdyli zyrtarisht është portier i ri i Shkëndijës

Futboll

Avdyli zyrtarisht është portier i ri i Shkëndijës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:34
Ilir Avdyli e Qatip Osmani

Shkëndija nga Tetova ka zyrtarizuar angazhimin e portierit të Kosovës, Ilir Avdyli. 27 - vjeçari vjen për të rritur konkurencën në portë, ndërsa është regjistruar me kohë për ndeshjen në eliminatoret e Europa League.

Ilir Avdyli zyrtarisht është portier i ri i Shkëndijës. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, portieri i Kosovës ka hedhur firmën e tij në marrëveshjen me “kuqezinjtë”, ku vjen për të rritur konkurencën mes shtyllave. Ai është shprehur i kënaqur që bëhet pjesë e Shkëndijës, duke premtuar se do të japë më të mirën në shërbim të klubit.

“Së pari kisha falemenderuar stafin teknik që pati besim dhe më ofroi te njëri prej klubet më të mëdha shqiptar. Unë premtoj maksimumin. Shkëndija është ekip mjaft i fortë dhe do të jap më të mirën për arritjen e objektivave të kësaj sezone“, u shpreh Avdyli pas prezantimit si portier i ri i Shkëndijës.

27 vjeçari vjen nga radhët e Llapit të Podujevës, në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizajt, Drenicës dhe KEK-ut, ndërsa një sezon ka qenë pjesë e Tiranës në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat