Edhe vitin e ardhshëm, vetëm dy përfaqësues nga Kosova në garat evropiane!

Futboll

Edhe vitin e ardhshëm, vetëm dy përfaqësues nga Kosova në garat evropiane!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:06
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Se krerët e federatës luftojnë vetëm për të avancuar veten e jo futbollin e Kosovës, tregon më së miri fakti se edhe në vitin e ardhshëm në kupat evropiane, do të kemi vetëm dy përfaqësues për dallim nga Maqedonia me katër klube, Serbia me katër klube, Mali i Zi me katër klube, Shqipëria me katër klube, Kroacia me katër klube etj.
Neglizhenca që po i bëhet futbollit të Kosovës nga krerët e FFK-së e gjitha po shkon në dëm të futbollit tonë dhe më së shumti në dëm të futbollistëve që ëndërr kanë arenat ndërkombëtare, dhe për ketë këta prijës duhet të japin përgjegjësi.
Se FFK është peng nga individ që punojnë për interesa të ngushta apo edhe klanore, duke shkelë mbi interesat e futbollit të Kosovës në përgjithësi, tregon qartë se kjo garniturë udhëheqëse i është nënshtruar vetëm interesit personal.


Mos përfshirja apo mohimi i të drejtës që në kupat Evropiane edhe vitin e ardheshemte te garojne vetem dy (2) e jo kater (4) klube nga Kosova, tregon qartë se kjo garniturë udhëheqëse e FFK-s, nuk është e denjë, “nuk ka dije” dhe profesionalizëm të punojë në pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare të klubeve, dhe për ketë, klubet duhet kërkuar me këmbëngulësi përgjegjësi nga prijësit e federatës, sepse vetë klubet po dëmtohen me mos dijen, mos punën, mos angazhimin dhe mos përfilljen e të drejtave të klubeve pasi që tash jemi nën një kulm, pra në UEFA, me shtetet për rreth të cilave nuk u cungohet kjo e drejtë për pjesëmarrje me katër (4) klube në kupat Europiane, ashtu si i mohohet Kosovës jo të ketë katër (4) klube por dy (2).


Kjo garniturë udhëheqëse e FFK-s, edhe ashtu është dashur të tërhiqet pas gjithë atyre skandaleve dhe degradimeve që tronditen opinionin futbolldashës të Kosovës, kurse me përgjysmimin e përfaqësimit të klubeve në kupat Evropiane shkaku i neglizhencës, pa punës, mos dijes, duke marrë si prioritet avancimin personal e jo te klubeve dhe futbollit në përgjithësi, pa vlera dhe jo profesionalizëm, arrin kulmin e të këqijave dhe degradimeve që i bën kjo garniturë udhëheqëse e FFK-s tash e një dekadë, dhe për këtë, të gjitha klubet njëzëri duhet të kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqjen e kësaj garniture udhëheqëse të FFK-s.
Mos pjesëmarrja e dy klubeve në kupat Europiane, do të thotë shumë për futbollin e Kosovës, sepse në fakt klubet po varfërohen, futbollistëve po u ngushtohet rruga drejt perspektives, investitorëve, donatoreve apo sponsorëve, po u bie mbi supe edhe një barrë me e rëndë ajo e financimit.
Pasi që faji është kryesisht i federatës për mos përfshirjen e katër por të dy klubeve në kupat Europiane, atëherë klubet duhet të kërkojnë përgjegjësi nga fajtori, apo klubet që në kampionat fitojnë të drejtën për gara Europiane, kurse dy klubeve u mohohet kjo, atëherë kompensimin e mjeteve të kërkojnë nga federata, në të kundërtën duhet kërkuar dorëheqjen e komplet udhëheqjes së federatës.
Në fund do i këshilloja klubet që mos te bien në gjumë por të kërkojnë të drejtat e tyre statutare dhe legjitime.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat