Shkëndija, gati për moldavët

Futboll

Shkëndija, gati për moldavët

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:22
Stefan Vujçiç

Shkëndija nga Tetova presin me optimizëm takimin e parë me Dacian në eliminatoret e Liga Evropës, ndërsa janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në tentimin për të kaluar në raundin e radhës.

Shkëndijën e ndajnë vetëm dy ditë deri te takimi i parë evropian i kësaj vere. Skuadra ka lënë pas përgatitje cilësore dhe tani më gjithë fokusi i futbollistëve është kthyer kah sfida e parë me Dacian e Moldavisë në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve të Liga Evropës.

“Në Kupat e Evropës nuk ka nevojë për ndonjë motiv shtesë, pasi vetë pjesëmarrja të jep ndjenjë ndryshe. Secili futbollist dëshiron të luajë sa më shumë ndeshje të këtilla dhe ne mezi presim të fillojë takimi. Në Evropë secili rival meriton respekt dhe ne jemi maksimalisht për takimin me Daçian. Vetëm me impenjim maksimal të të gjithëve do të mund t’ia dalim të marrim atë që duam. Të ruajmë koncentrimin fillimisht gjatë 90-të minutave të para, të mundohemi në maksimum të realizojmë detyrat që do na japë stafi teknik dhe me qetësi të demonstrojmë gjithë kualitetin tonë. Besoj se kemi potencial për të dalë me rezultat pozitiv”, shprehet mesfushori Stefan Vujçiç.

Shkëndija edhe sot është stërvitur në Tetovë, ndërsa të mërkurën transferohet në Strumicë ku do të zhvillojë stërvitjen e fundit para sfidës të ditës së enjte me Dacian..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat