Lamtumirë miku im!

Futboll

Lamtumirë miku im!

Nga: Agim Ademi Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:58
Agim Ademi e Agim Maloku

U njohëm si futbollist të dikurshëm duke pasur edhe të njëjtin emër Agim, që paralajmëron agun e një ditë të mirë. Ishim bashkudhëtarë në pavarësimin e futbollit të Kosovës dhe nuk u ndalëm së bashku deri në arritjen ëndrrës së disavjeçare që futbolli i Kosovës të bëhet pjesë e arenës ndërkombëtare, një vit më herët. Në këtë rrugëtim të përbashkët kaluam nëpër shumë sprova e mundime, por gjithnjë krenarë për atë që bëmë pa u përkulë asnjëherë përpara asnjë stuhie të armikut. Ti miku im, ishe si Lisi që e rrahën erërat nga të katër anët por asnjëherë nuk u dorëzove as që u rrëzove.

Jam i privilegjuar dhe shumë krenarë që para rastin të jem bashkudhëtarë dhe që kudo që ishe na dhe atë forcën e palëkundur në përmbushjen e synimeve tona. Ta kishim lakmi, sepse gjërat i shikoje e i mendoje me kokë të ftoftë, duar të pastra dhe me zemër të zjarrtë. Miku im Agim, shpeshherë kur ne kishin një dozë dyshimi për të arritur një qëllim, Ti ke ditur që të ngjallësh shpresat për tu forcuar edhe më shumë drejt qëllimit. Ishe i dashur me të gjithë, Ti për mrekulli dije ta bëje shokun e mirë, kolegun e mirë, babanë e mirë, bashkëpunëtorin e mirë dhe ishe këmbëngulës e i drejt në jetë. Të gjitha këto miku im, kur po ta themi lamtumirën e fundit të bëjnë të pavdekshëm dhe përherë do të kujtohesh prej brezave që vijnë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Miku dhe emnaku yt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat