Prishtina kurrë më e motivuar, gati për Norrkoping-un

Futboll

Prishtina kurrë më e motivuar, gati për Norrkoping-un

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:25
Pamje nga konferenca

Skuadra me renome Prishtina është më e motivuar se kurrë dhe me optimizëm udhëtojë për në Norrkoping të Suedisë. Bardhekaltrit të enjten në mbrëmje (20.00) do të ndeshen me ekipin suedez Norrkoping, në kuadër të xhiros së parë të Europa League në futboll. Me gjithë vështirësitë e mëdha për organizim, klubi ka thënë që gjithçka është gati. 

Presidenti i klubit, Remzi Ejupi, ka thënë se do të ndjehemi si në shtëpi – diasporën e kemi mbështetës të fuqishëm. “Jemi mundur të organizohemi sa më mirë. Me ndihmën e anëtarëve të bordit dhe sponsorëve, me gjithë mungesën e infrastrukturës përcjellëse e që ka qenë shumë vështirë e çka me përmirësimin e saj në të ardhmen do të jetë edhe më lehtë.

Është shumë pozitive që ndeshjen e kemi në Suedi, vend që kemi diasporë të fuqishme dhe futbollistët tanë do të ndihen si në shtëpi”, tha Ejupi. Ai e pramon se janë në bisedime me futbollistin Anel Rashkaj: “Po është e vërtet që jemi në biseda me Anel Rashkajn. Sepse, ne nuk e kemi vetëm këtë ndeshje, por duhet menduar për vitin e ardhshëm, për kampion e shumë besojmë për Champions League dhe për këtë na duhen futbollistë cilësor si nga vendi dhe nga jashtë”. Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi,  thotë se do të jetë vështirë. “Kuptohet që lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe janë të motivuar dhe po ashtu edhe të gëzuar që janë pjesë e historisë së futbollit të Kosovës dhe Prishtinës si klub.

Dhe për mua çka është me interes është interes profesional dhe jemi marr me kundërshtarin duke e falënderuar publikisht kompaninë ‘Instand’ duke na i dhënë të gjitha analizat e hollësishme për skuadrën tonë kundërshtare. Tani krejt çfarë është me rëndësi është që ekipi ynë të jetë i përqendruar dhe mos të marr presionin e lojës dhe të luaj e të kënaqet në ndeshje që besoj se i tejkalon përmasat e nivelit të futbollit çfarë ne kemi zhvilluar në Kosovë”. Faktikisht për neve ka vendosur tjetër kush të marrim pjesë në Evropë dhe e kemi pasur kohën e kufizuar që të përgatitemi për dallim prej Trepçës ’89 që e ka ditur më herët dhe që me kohë i ka kryer të gjitha si dhe fazë përgatitore sikurse çdo skuadër në Evropë”, tha Thaçi për faqen e FC Prishtina.

“Kundërshtari është ndër skuadrat më të mira në Suedi, jashtëzakonisht mirë e përgatitur fizikisht dhe e kemi vështirë të nxjerrim pika të dobëta, sepse dallimi është i madh i nivelit i futbollit në dy vendet. Por, ne do të provojmë t’i shfrytëzojmë pikat tona të forta për të mundur për t’iu kundërvu Norrkopingut. Normalisht pika tona të forta janë lojtarët më përvojë që kemi që kanë luajtur në atë nivel e që realisht përgatitjen fizike nuk e kanë për shkak të nivelit të kampionatit tonë dhe orientimin e kemi te Dallku, Leci e Curri si dhe Khalid që në ndeshjet e fundit ka lënë përshtypje që mund të përballet edhe për shkak fizikut që ka. Krejt ideja jonë e lojës dhe e angazhimit atje ka të bëjë për ndeshjen e kthimit. Pra, tifozëve tanë të paktën do t’iu premtojmë që në ndeshjen e parë të nxjerrim rezultat pozitiv që në ndeshjen e dytë të jemi të gatshëm për adhuruesit tanë”, tha Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat