Hasani: Maloku ishte shtyllë e fortë e pavarësimit të futbollit të Kosovës

Futboll

Hasani: Maloku ishte shtyllë e fortë e pavarësimit të futbollit të Kosovës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:33
Besim Hasani

Me pikëllim dhe dhembje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit, kryetar i Lidhjes Rajonale të Prizrenit dhe aktivist i madh i futbollit.

Z. Maloku, falë punës, angazhimit dhe përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm gjatë dekadave të kaluara, dhe duke e njohur personalisht, përfitoi zemrat e kolegëve, miqëve dhe dashamirëve të shumtë të cilët rëndë e përjetuan humbjen e tij dhe do ta përjetojnë përgjithmonë.

Z.Maloku ishte shtyllë e fortë e pavarësimit të futbollit të Kosovës dhe nuk u ndalë kurrë deri në frymën e tij të fundit, ku sëmundja e rëndë e ndau nga ne.

Ndaj, më lejoni që në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës së Futbollit të Kosovës, qytetit të Prizrenit, prej nga vinte, dhe gjithë sportdashësve”, shpreh letër ngushëllimi z. Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat