Trajneri i Trepçës ’89 tregon se ku është Vikingur i rrezikshëm

Futboll

Trajneri i Trepçës ’89 tregon se ku është Vikingur i rrezikshëm

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:40
Zekirja Ramadani

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, synon të debutojë me fitore në garat parakualifikuese në Champions League. Mitrovicasit do të ndeshen me ekipin nga Ishujt Faroe, Vikingur, në takimin që luhet sonte në orën 20.00 në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn. “Nuk jemi komplet, mungojnë Kaba (i lënduar), Asare problem vize dhe vëllezërit Muja, por këta futbollist që udhëtuan për këtë ndeshje do të japin gjithçka për të dal me rezultat pozitiv.

Forca jonë është te loja më shumë pasime dhe vertikalizime”, thotë Ramadani. Ku mendoni se do të jenë më të rrezikshëm rivali dhe a konsideroni se edhe barazimi është sikur fitore, a po e doni me çdo kusht fitoren? “Me të rrezikshëm mund të jenë në ndërprerjet, se kanë lartësi por ne kemi marrë masat që të mbrohemi mirë nga ndërprerjet, kurse dobësinë e kanë qendërmbrojtjen, ku e kanë shumë në moshë të madhe dhe shumë të ngadaltë”, ka thënë Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat