Maradona dhe Luis Enrique nuk janë ftuar në dasmën e Messit, mungon edhe Iniesta

Futboll

Maradona dhe Luis Enrique nuk janë ftuar në dasmën e Messit, mungon edhe Iniesta

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:58
Maradona/Luis Enrique/Messi

Këtë të premte (30 qershor), Lionel Messi do të martohet me partneren e tij prej kohësh, Antonella Roccuzzo, në qytetin e tij të lindjes, Rosario.

Dasma e superyllit të futbollit me nënën e dy fëmijëve të tij, Thiago dhe Mateo, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, ndërsa dhëndri dhe nusja e njohin njëri-tjetrin që nga mosha pesëvjeçare.

Meqë kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e madhe të çiftit të njohur, shtypi argjentinas vazhdimisht po publikon detaje të martesës më të madhe në Argjentinë.

Tashmë kanë nisur të bëhen krahasimet me martesën e Diego Maradonas kur u martua me Claudia Villafane në vitin 1989 në Luna Park me një listë prej 1.200 mysafirësh, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

La Nacion ka raportuar të martën se në dasmën e Leos dhe Antonellas janë të ftuar 260 mysafirë dhe se Diego Maradona nuk është ftuar. Çifti martesor dëshiron që në dasmën e tyre të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë.

Megjithëse, raportet e Messit dhe Maradonas nuk janë të këqija, dy ikonat e futbollit nuk kanë miqësi të ngushtë ditore.

Po ashtu, në dasmën e Messit nuk është ftuar edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e as pjesëtarët tjerë të stafit trajnues në Camp Nou.

Në dasmë do të mungojë edhe Andres Iniesta për shkak të lindjes së fëmijës së tij të tretë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat