E kërkuan skuadrat e mëdha italiane, por Muriel afër Sevillas

Futboll

E kërkuan skuadrat e mëdha italiane, por Muriel afër Sevillas

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:21
Luis Muriel

Sulmuesi i Sampdorias, Luis Muriel, raportohet se është në negociata të avancuara me Sevillan për një transferim në La Liga.

Sipas SportItalia, kolumbiani është shumë afër transferimit në kampionatin spanjoll.

Edhe pse ai ka një klauzolë prej 28 milionë eurosh në kontratë, Sampdoria është gati të pranojë një ofertë prej 22 milionë eurosh plus bonuset.

Sevilla ka ofruar 20 milionë euro plus 3 deri 4 milionë euro në bonuse, kështu që tash kanë mbetur vetëm të definohen detajet.

26 vjeçari ka shënuar 13 gola në 33 ndeshje këtë sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat