Ronaldo mbron Donnarumman

Futboll

Ronaldo mbron Donnarumman

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:06
Gianluigi Donnarumman

Legjenda e Interit, Ronaldo, ka mbrojtur portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumman.

18 vjeçari refuzoi kontratën e re me Rossonerët dhe përkundër faktit se ai po e ri-shqyrton pozicionin e tij, talenti i ri i portës Azzure po ballafaqohet me kritika dhe sulme nga tifozët e Milanit.

“Ekzistojnë shumë ndjenja, shumë emocione, sidomos nga Rossonerët”.

“Zemra është me rëndësi, por nuk ishin lojtarët që vendosën që futbolli do të bëhet i tillë ku të gjithë do të përfitonin shumë para”.

“Futbollistët janë më së paku faj për këtë, pasi ata janë më të keqtrajtuarit. Nëse ata nuk hypin në tren rrezikojnë të stagnojnë dhe nëse pranojnë disa gjëra atëherë konsiderohen tradhtarë”.

“Kam ndryshuar ekipet shpesh, është e vërtet, madje disa herë kam bërë zgjedhje të vështira, por ishin sfida me rëndësi për mua”.

“A mund të shkoj Donnarumma te Real Madridi? Tregu i transferimeve nuk është në dorën time. Unë e shoh se Donnarumma po pëlqehet dhe kjo është normale. Lojtarët e mëdhenj gjithmonë janë të mirëpritur te Real Madridi, ata janë të obliguar t’i ndjekin më të mirët”, u shpreh Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat