Isa Sadriu merr timonin e një ekipit në Kosovë

Futboll

Isa Sadriu merr timonin e një ekipit në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:17
Isa Sadriu

Ish-futbollisti i mirënjohur, Isa Sadriu, ka marrë drejtimin e skuadrës së Vushtrrisë. Synimi i Sadriut është që klubin e Vushtrrisë ta rikthejë në elitën e futbollit.

Drejtori sportiv i klubit Ridvan Beqiri deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se me Sadriun i kanë synimet e qarta. “Marrëveshja është njëvjeçare me mundësi vazhdimi, ku dihet synimi ynë është Superliga. Besoj shumë në cilësitë e trajnerit Isa Sadriu,

kjo ka qenë arsyeja që firmosëm me të. Jemi mobilizuar maksimalisht  që të jemi kandidat kryesor për Superligë”, tha Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat