Totti dëshiron të kalojë në Japoni

Futboll

Totti dëshiron të kalojë në Japoni

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 14:52
Francesco Totti

Njëri nga futbollistët më të mirë të botës në dy dekadat e fundit Francesco Totti do të mund të luajë në moshën 40-vjeçare në Japoni, në ekipin e ligës së dytë Tokyo Verdy, por për një pagë prej tre milionë euro në vit, transmetojnë mediat italiane.

“E dimë se do të jetë vështirë, por po shikojmë opsione të ndryshme dhe vlerësimet e sponsorëve tanë, se si të gjejmë paratë për Totti. Lojtari dëshiron të vijë te ne”, ka bërë të ditur skuadra japoneze e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat