Rexhepi firmos me Vllazninë, te Drita nuk u vlerësua!

Futboll

Rexhepi firmos me Vllazninë, te Drita nuk u vlerësua!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2017 Në ora: 16:34
Alban Rexhepi firmos

Vllaznia nga Pozhorani përforcohet me futbollistin e Dritës nga Gjilani, Alban Rexhepi. Ky përforcim është jashtëzakonisht i madh për skuadrën pozhoranase, e cila pretendon të jetë sa më lartë në elitën e futbollit. Cilat janë arsyet që u larguat nga Drita? “Arsyet e largimit janë: Mosvlerësimi dhe hapësira e aktivizimit ishte shumë e vogël, ka edhe disa gjëra tjera por nuk ia vlen të përmenden. I falënderoj ‘Intelektualët’ që me kanë përkrah në çdo moment të mirë dhe të keq. Arsyet pse nënshkrova me Vllazninë janë: Interesimi i madh dhe besimi që kishin drejtuesit e klubit ndaj meje dhe shpresoj në një sezon pozitiv bashkë me tifozët tanë ‘Tigrat’, tha Rexhepi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat