Fenomeni’ Ronaldo zbulon ekipin e tij të zemrës

Futboll

Fenomeni’ Ronaldo zbulon ekipin e tij të zemrës

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 19:12
Ronaldo

Ronaldo ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha evropiane.

Ish-futbollisti më i mirë i botës dhe një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit, braziliani Ronaldo ka treguar ekipin e tij të zemrës.

Ndonëse ai është i angazhuar si ambasador i Real Madridit, zemra e tij ende rrahë për Interin, klub me të cilin ka luajtur për pesë sezone.

40-vjeçari shpreson që një ditë të marrë një rol drejtues në klubin zikaltër edhe pse e pranon se njëherë nuk ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë.

“Jam i lumtur në Madrid, kam kontratë me presidentin, Florentino Perez, për të qenë ambasador i këtij klubi”, ka thënë Ronaldo.

“Nuk janë mundësitë që njëherë të marrë një rol drejtues tek Interi, por ky klub do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”, ka theksuar ‘Fenomeni’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat