Hajdari: Nuk është rezultat i keq, besojmë në kualifikim

Futboll

Hajdari: Nuk është rezultat i keq, besojmë në kualifikim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2017 Në ora: 19:23
Fiton Hajdari në aksion

Trepça ’89 nga Mitrovica, kampion i Kosovës, debutoi me humbje në parakualifikimet për Champions League, por gjithsesi e vlerësuan si rezultat jo i keq, për faktin se i jep mundësi reale që në ndeshjen e kthimit të kualifikohen për më tutje. Mitrovicasit pësuan humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga kampioni i Ishujve Faroe, Vikingur. Fati nuk ishte në anën e mitrovicasve, sepse lehtë kanë mundur të kthehen edhe me barazim, sikurse tërthorësja mos t’i ia mohonte golin në minutën e fundit Kushtrim Lushtakut.

Fiton Hajdari futet në histori, me golin e parë në Champions League, si futbollisti i një skuadre të Kosovës. Ai shënoi supergol në minutën e 39-të, madje nga një distancë rreth 18 metra, kur e la të shokuar ekipin mikpritës. Hajdari deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se vërtet ka qenë një moment që kurrë nuk do të harroj, sidomos eurogolin. Ai e vlerësoi shumë golin: “E vlerësoj shumë golin dhe vërtet jam i gëzuar, që arrita të shënoj golin e parë historik për ekipin e vendit tim, që për herë të parë marrim pjesë në një garë të madhe”. A mendoni se humbja me rezultat minimale 2:1 është sikurse fitore...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat