Sarri do të jetë në krye të Napolit edhe për tre vjet

Futboll

Sarri do të jetë në krye të Napolit edhe për tre vjet

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 20:12
“Sarri ka një kontratë dhe do të qëndrojë me ne edhe për tre vjet të tjera”, ka thënë presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

“Sarri ka një kontratë dhe do të qëndrojë me ne edhe për tre vjet të tjera. Edhe portieri Reina është ende nën kontratë”, ka thënë presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, duke folur për strategjinë e merkatos, raporton Ansa.

“Padroni” i Napolit tha gjithashtu se është shumë i kënaqur me ardhjen e Ounas, si dhe me objektivin për Mario Rui.

“Tashmë të shohim e të presim. Merkaton e kemi përpara”, tha De Laurentiis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat