Donnarumma një dështim në Kampionatin Evropian për 21 vjeç

Futboll

Donnarumma një dështim në Kampionatin Evropian për 21 vjeç

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 21:59
Donnarumma në ndeshjen e parë

Duhet të ishte një pikë e fortë e kombëtares italiane për 21 vjeç, por Gianluigi Donnarumma doli dështim i madh.

Portieri i ri i Milanit që shihet si pasardhës i Buffonit nuk ka shkëlqyer dhe përkundrazi ka dështuar.

Ai ka pësuar plot 6 gola në katër ndeshje, edhe pse në drejtim të portës së tij kishte vetëm 10 gjuajtje.

Një mesatare tepër e lartë e pranimit të golave për një portier të nivelit të tij.

Ai bëri gabime të dukshme në ndeshjen ndaj Republikës Çeke ku Italia pësoi 3-1.

Numër të njëjtë të golave pësoi edhe kundër Spanjës ku në të paktën në dy prej tyre ai duhet të kishte reaguar më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat