Saul nuk shkon te Barca

Futboll

Saul nuk shkon te Barca

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 22:18
Saul Niguez

Saul Niguez ka përgënjeshtruar njoftimet se mund të largohet nga Atletico Madridi gjatë këtij afati kalimtar.

El Mundo Deportivo dhe AS kanë raportuar se Barcelona e do 22-vjeçarin si alternativë të Marco Verrattit, nëse dështon transferimi i italianit nga Paris Saint-Germaini.

Mirëpo, lojtari e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan që të largohet nga Vicente Calderon.

“Nuk planifikoj të largohem. Jam aty ku dua të jem dhe gjërat do të mbesin të njëjta”, citon AS fjalët e Saul.

“Klubi më ka besuar që si fëmijë dhe dua t’ua shpaguaj atë besim”, ka shtuar spanjolli, i cili ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Los Rojiblancos në maj të viti 2016.

Të martën mbrëma, ai shënoi het-trik kundër Italisë U-21 për ta dërguar Spanjën U-21 në finale të Kampionatit Evropian të moshave nën 21 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat