Aubameyang transferohet në Kinë?

Futboll

Aubameyang transferohet në Kinë?

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 23:11
Pierre Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka marrë një ofertë të ‘çmendur’ nga Kina.

Pierre Emerick Aubameyang duket se sezonin e ardhshëm do të luaj larg Evropës. Futbollisti nga Gaboni është i gatshëm të pranojë ofertën e bërë nga skuadra kineze, Tianjin Quanjian, që drejtohet nga italiani Fabio Canavaro.

Sipas asaj që raporton gazeta gjermane Bild bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar. Marrëveshja në total kap shifrat e 180 milionë eurove, ndërsa Aubameyang do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

28-vjecari dukej se ishte vetëm një hap larg Pari Saint Germain, por në fakt po ndodh e kundërta, pasi ai nuk do të jetë pjesë e asnjërit prej klubeve në Evropë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat