Ronaldo përshëndetet me Portugalinë

Futboll

Ronaldo përshëndetet me Portugalinë

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 08:58
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është larguar nga Kombëtarja e Portugalisë dhe nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar lindjen e dy djemve të tij gjatë ditës së djeshme.

Portugezi për të mos humbur ndeshjen ndaj Kilit, nuk asistoi në lindjen e dy binjakëve, por preferoi të ndihmonte vendin e tij.

Por, tashmë ai është larguar për t’u takuar për herë të parë me ta.

“Isha në shërbim të Kombëtares si gjithmonë me trup dhe shpirt, edhe pse dy djemtë e mijë kishin lindur”, shkruan fillimisht Ronaldo në Facebook.

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam me fëmijët e mijë për herë të parë”.

Portugalia për vendin e tretë do të luajë këtë të shtunë me Gjermaninë ose Meksikën që luajnë sonte në gjysmëfinalen e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat