Ronaldo konfirmon që është bërë baba i dy djemve të tjerë

Futboll

Ronaldo konfirmon që është bërë baba i dy djemve të tjerë

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 13:26
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez ka treguar se është bërë baba i dy fëmijëve të tjerë.

Cristiano Ronaldo tashmë është baba i tre fëmijëve, pasi ka konfirmuar lindjen e binjakëve nëpërmjet një nëne surrogate në Amerikë.

Portugalia u eliminua nga Kupa e Konfederatave, pasi humbi me penallti kundër Kilit.

Nëpërmes një njoftimi në Facebook, Ronaldo ka treguar për lindjen e dy djemve të tjerë.

“Isha në shërbim të ekipit kombëtar, si gjithmonë, me trup e me shpirt, edhe pse dy djemtë e mi kanë lindur. Për fat të keq, ne nuk e kemi arritur objektivin kryesor sportiv që dëshironim, por jam i sigurt se do të vazhdojmë t’u japim gëzim portugezëve”, ka shkruar Ronaldo.

“Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit dhe ekipi kombëtar sot kanë pasur një qëndrim, që më ka prekur dhe nuk do ta harroj. Unë jam shumë i lumtur që më në fund do të jem me fëmijët e mi, të cilët do t’i shoh për herë të parë”, ka shkruar portugezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat