Transferimi rekord i Arsenalit niset për në Londër

Futboll

Transferimi rekord i Arsenalit niset për në Londër

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 20:15
Alexandre Lacazette

Alexandre Lacazette ka udhëtuar për në Londër për të kompletuar transferimin rekord te Arsenali.

Është ‘Goal.com’ që mëson se sulmuesi i francez tashmë ka udhëtuar në drejtim të Londrës, për t’u zyrtarizuar si lojtar i Arsenalit, me të cilën skuadër do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Lajmi bëhet edhe më i besueshëm kur mësohet se transferimin e Lacazette në Arsenal e ka konfirmuar edhe presidenti i Lyonit.

Jean Michel Aulas ka bërë të ditur për gazetën ‘La Progress’ se transferimi i 26 vjeçarit te Gunners do të kompletohet në ditët e ardhshme, dhe se Arsenali do të paguajë rreth 50 milionë euro, për t’u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat