Mesazh tifozëve nga Thaçi e Dallku

Futboll

Mesazh tifozëve nga Thaçi e Dallku

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 12:52
Arsim Thaçi

Është mbajtur seanca e parë stërvitore pas kthimit nga Suedia. Duket mobilizim i skuadrës dhe duket se janë të motivuar maksimalisht, sidomos pas kritikave të mëdha, që të dëshmojnë se kanë cilësi për ta fituar ndeshjen kthyese.

Në skuadër do të ketë disa ndryshime dhe në atë aspekt u punua edhe në stërvitjen e djeshme. Ndërsa mesazh, apel përkrahje kanë bërë edhe kryetrajneri Arsim Thaçi e kapiteni Armend Dallku.

“Lojtarët tanë janë jashtë me inati përshkak presionit dhe është e kuptueshme kjo. Krejt çfarë mund t’i premtojmë atyre që vijnë me pa ndeshjen dhe të tjerëve iu bëjë ftesë që të vijnë të na shohin, sepse me të vërtet do të angazhohemi e do të japim maksimumin. Rastet që i kanë lëshuar në ndeshjen e parë nuk do t’ia lejojnë vetes mos t’i realizojnë. Do t’ia arrijmë qëllimit të rikthejmë rezultatin edhe pse gjërat tjera sigurisht se do t’ia lëmë lojës. Pra, pres lojë shumë të fortë dhe angazhim maksimal e përqendrin para portës. Në kuadër të kësaj do të ketë edhe ndryshime në formacion, e kuptueshme kjo. Ne e provuam lojën e parë, e mbase sikur të kishim pasur ndeshje të forta kontrolluese si me Partizanin, normalisht që ndryshimet do të vinin me kohë dhe kjo ndeshje i ka qitur në pah shumë gjëra. Neve na duhet cilësi dhe përqendrim para portës, inati më të madh dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Arsim Thaçi, raportohet në faqen e FC Prishtina.  “Shikuesve tanë iu premtojmë angazhim maksimal, sepse ne duam të fitojmë këtë ndeshje. Pavarësisht humbjes së thellë, ne tani e njohim kundërshtarin dhe pikat e forta të tyre, apo më mirë të themi pikat ku ne kemi çaluar. Trajneri ka ndërmarrë masa që sa do pak t’i eliminoj ato dobësi dhe normalisht të tentojmë të fitojmë ndeshjen për ta ngritur moralin e ekipit. Kuptohet morali pati rënë pas asaj humbje, por si kapiten i ekipit premtoj se pa marrë parasysh ndeshjen e parë ne do të luftojmë, të harrojmë ndeshjen e parë dhe t’i dhurojmë gjithë shikuesve prezent fitore me lojë të bukur. Por, për të arritur fitoren, na duhet pashmangshëm përkrahja e lojtarit të 12-të, tifozëve tanë të flaktë. Ata duhet dhuruar spektakël në tribuna, e ne në fushë”, ka mbyllur kapiteni Armend Dallku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat