Iliçiq i bashkohet Atalantas

Futboll

Iliçiq i bashkohet Atalantas

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 21:17
Iliçiq

Futbollisti slloven i ka dhënë lamtumirën Fiorentinës.

Atalanta zyrtarizoi në faqen e saj zyrtare në internet blerjen e Josip Iliçiq nga Fiorentina. 

Slloveni i jep fund aventurës katër-vjeçare te klubi vjollcë, ku ka qenë një ndër lojtarët kyç të skuadrës në këtë periudhë.

Atalanta ka paguar 5.5 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili më herët ka luajtur edhe me Palermon në Serie A.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat